Flash News

E-TJERA

Parashikimi i motit për sot, temperaturat shkojnë deri në 34 gradë  

Parashikimi i motit për sot, temperaturat shkojnë deri në 34

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti do të nisë i kthjellët e zhvillim të vranësirave në orët e mesditës që do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal, kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Temperatura maksimale do arrijë deri në 34 gradë celsius.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/s, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 ballë.

Të fundit