Flash News

E-TJERA

Parashikimi i motit/ Rriten temperaturat, por s'do të mungojnë reshjet

Parashikimi i motit/ Rriten temperaturat, por s'do të mungojnë

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve gjatë paradites. Ndërsa vranësirat do të jenë më të shpeshta në zonat veriore dhe lindore, ku gjatë mesditës nuk do të mungojnë reshjet e pakta të shiut.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale dhe në ato maksimale, duke u luhatur nga 14°C deri në 33°C.

Era do fryjë mesatare, por herë pas here forcohet me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi verior-veriperëndimor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Të fundit