Flash News

E-TJERA

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë

Vendi ynë do të paraqitet nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorin ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar reshje shiu; të cilat në zonat Veriore – Verilindore do të jenë në formë rrebeshi.

Parashikohet që deri vonë në mbrëmje; vendi të mbetet me vranësira dhe shira ku në zonat veriore, zonat Qendrore dhe pjesërisht në Juglindje të territorit do të ketë edhe rrebeshe.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 27°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Verior duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.

Republika e Kosovës; paraqitet nën mbizotërimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të shiut ku në zonat perëndimore dhe veriperëndimore priten edhe rrebeshe.

Të fundit