Flash News

E-TJERA

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës së sotme

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë
Foto ilustruese

Gjatë ditës së sotme do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta në zonat malore.

Kryesisht moti do të jetë i kthjellët në zonat bregdetare, teksa të njëjtat kushte atmosferike do të mbeten gjatë pasdites dhe orëve të natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C në zonat malore deri në 23°C në zonat bregdetare.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior- Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

 

Të fundit