Flash News

E-TJERA

Parashikimi i motit, si ndryshojnë temperaturat gjatë ditës së sotme

Parashikimi i motit, si ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
Foto Ilustruese

Ashtu si ditët e para të javës, moti do të mbetet edhe sot në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta gjatë pjesës së parë të ditës.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që edhe mbrëmja të mbetet në të njëjtat kushte të motit, teksa temperaturat e ajrit do jenë konstante në mëngjes, duke u rritur në mesditë nga 5°C deri në 24°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Kthjellimet do të dominojnë në të gjithë territorin e Kosovës deri në mesditë, por pasditja do të sjellë kalime vranësirash, më të shpeshta në zonat lindore.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë mot të kthjellët në Maqedoninë e Veriut gjatë paradites. Parashikohet që edhe mbrëmja të mos sjelli ndryshime.

Rajoni dhe Evropa

Kthjellimet do të dominojnë pjesën më të madhe të kontinentit, ku më të dukshme kthjellimet do jenë në Evropën Jugore. Ndërsa qendra dhe Lindja e Evropës me vranësira dhe rrebeshe shiu.

Të fundit