Flash News

E-TJERA

Parashikimi i Ngjelës: Pas 3-4 muajsh ka zgjedhje të reja, Rama është dëmtuar nga largimi i Berishës

Parashikimi i Ngjelës: Pas 3-4 muajsh ka zgjedhje të reja, Rama

Avokati Spartak Ngjela parashikon se pas 3 ose 4 muajsh do të ketë zgjedhje të reja. Ai e thotë këtë nisur nga vendimi i kryedemokratit Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, ish-kryeministrin Sali Berisha. Ngjela tha për "Kjo Javë" se largimi i Berishës dëmton më shumë Ramën.

"3-4 muaj ka zgjedhje të reja. I dëmtuar nga largimi i Berishës është Rama. E tha ambasadorja. Rama duhet të zhdukë mediokritetin. Duhet të rregullosh nivelin e qeverisë. Me dy fjalime të Blinken shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Pse s’do pranojë Rama?!"- tha Ngjela.

Ky i fundit e cilësoi situatën në të cilin ndodhet Basha në të favorshme. Ngjela thotë se nuk mendonte se Basha mund të largonte Berishën nga PD.

"Ka shumë të mira në situatën e Lulzim Bashës. Ka eleminuar gjëmën e Shqipërisë. Basha po shpëton vendin nga një fatkeqësi kombëtare. Basha po ecën shumë mirë pasi e ka bërë aktin. Nuk ma merrte mendja që Basha paska pasur këtë potencë për të eleminuar Berishën. E paska pasur dhe bëri aktin", u shpreh ai.

 

Të fundit