Flash News

E-TJERA

Parashikimi/ Kush mund të jetë kundërshtari i mundshëm i Shqipërisë në play off?

Parashikimi/ Kush mund të jetë kundërshtari i mundshëm i

Analiza të reja nga platforma statistikore Football Meets Data tregojnë se, nëse Shqipëria renditet në vazon e tretë të shortit për fazën play-off të Botërorit 2026, përballja më e mundshme në gjysmëfinale do të jetë kundër Çekisë. Sipas simulimeve të kryera deri më 13 nëntor, skenari Çeki–Shqipëri shfaqet me një probabilitet rreth 19%, duke u renditur si një nga kombinimet më të shpeshta të shortit.

Megjithatë, situata për kuqezinjtë nuk është e mbyllur. Rezultati i ndeshjes Islandë–Ukrainë të dielën mund ta ndryshojë panoramën, pasi një fitore ose barazim i Islandës do ta ngjitë Shqipërinë në vazon e dytë, duke reduktuar mundësinë për t’u përballur me skuadra më të forta në raundin e parë.

Football Meets Data sqaron se asnjë përballje e mundshme nuk mund të kalojë probabilitetin 25%, pasi çdo ekip në play-off ka katër kundërshtarë potencialë në short. Për këtë arsye, pavarësisht gjasave aktuale, konfigurimi përfundimtar i rrugës së Shqipërisë drejt Botërorit 2026 do të qartësohet vetëm me shortin zyrtar.

Kuqezinjtë kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen historike në play-off dhe pritet me interes maksimal verdikti që do të përcaktojë kundërshtarin e parë në rrugën drejt një ëndrre të re.

 

Të fundit