Flash News

E-TJERA

Parashutisti maqedonas rrezikon jetën nga stuhia në Pogradec

Parashutisti maqedonas rrezikon jetën nga stuhia në Pogradec

Një parashutist nga Maqedonia e Veriut ka rrezikuar jetën gjatë një fluturimi në zonën e Shën Naumit, për shkak të stuhisë së erës.

Sportisti humbi kontrollin dhe përfundoi në territorin shqiptar, në fshatin Alarup të Pogradecit, pa pësuar lëndime të rënda.

Policia Kufitare shqiptare konfirmoi se sportisti, shtetasi V. P., ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe u kthye për në Maqedoninë e Veriut përmes pikës së Tushemishtit.

Të fundit