Flash News

E-TJERA

Paratë e fshehura në tubin e aspirimit/ Detaje të reja nga grabitja e pastrueses. ‘Viktimë’, ish-shefja e kabinetit të Ahmetajt

Paratë e fshehura në tubin e aspirimit/ Detaje të reja nga

Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i Rozeta Dobit dhe djalit të saj Havier. Rozeta Dobi, në bashkëpunim me djalin e saj ka grabitur shumë të mëdha parash në shtëpitë ku ka punuar si pastruese.

“Viktimë” e saj ka qenë edhe ish-shefja e kabinetit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi.

Banesa në fjalë ndodhet në Rrugën e Kosovarëve, ndërsa mendohet se vjedhja në fjalë ka ndodhur në datën 15 dhjetor.

Mësohet se pastruesja ka mbi 5 denoncime për raste të mëparshme ku thuhet se ka vjedhur në banesat ku ka punuar më herët. Dyshohet se nënë e bir i kanë vjedhur ish-zyrtares së lartë të kryeministrisë rreth 120 mijë euro.

Policia e Tiranës ka bërë me dije se në banesën e dy të arrestuarëve ka gjetur 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri. Paratë ishin fshehur në tubin e aspirimit.

Të fundit