Flash News

E-TJERA

Paratë e pista, parashikimi i Buxhukut: Tirana rrezikon të kthehet në qytet “skeletesh”

Paratë e pista, parashikimi i Buxhukut: Tirana rrezikon të kthehet

Eksperti Gjergj Buxhuku parashikon se në të ardhmen ka një rrezik për kolaps në ekonomi dhe sektorin bankar, teksa foli në "MCN Economy"  mbi paranë e pistë në ekonomi, veçanërisht në sektorin e ndërtimit.

Sipas tij, kjo situatë mund të jetë e ngjashme me skemën e piramidave në vitin 96’. Buxhuku u shpreh po ashtu se Tirana mund të kthehet në një qytet me ndërtime “skelete” për shkak të goditjeve ndaj grupeve të drogës që financojnë kulla.  

Të jemi të sinqertë, s’besoj se ka ndonjë shqiptar që s’e kupton, që potenciali zhvillues i ekonomisë shqiptare s’e justifikon këtë ritëm të jashtëzakonshëm të ndërtimeve. Kapja e grupeve të caktuara të lidhura me sektorin e ndërtimit nuk shkakton ndonjë çudi, sepse pak a shumë dihet situata. Shqipëria është qartësisht e kapur nga fenomeni i pastrimit të parave, në sektorin e ndërtimit, ndër të tjera, sepse s’është vetëm sektori i ndërtimit. Shikojmë një trend në rritje të lejeve të ndërtimit që jepen, dhe kjo lidhet drejtpërdrejtë me një hapësirë të madhe ligjore, në të cilën nuk kërkohet përligjja e burimeve të financimit për ndërtimit që merren.

Është një hapësirë e madhe ligjore, që është shtysë e madhe për të investuar pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit. Nuk të kërkon njeri llogari. Kjo ka edhe një risk tjetër të madh, bursa e vërtet e sektorit të ndërtimit në Shqipëri, lidhet me kapjen ose moskapjen e grupeve të drogës. Shumë nga ndërtimet e mëdha që kanë filluar të ngelen skelete, si pasojë e goditjeve ndaj grupeve të drogës. Tirana mund të kthehet në një qytet skeletesh të mëdha, për shkak se ndërpriten burimet e financimit. Janë burime që s’i kontrollojmë ne. Mund të merret një vendim nga shtetet ku prodhohen këto para, që të ndërpriten apo kufizohen. Në Shqipëri me 1 miliard euro mund të prodhohen 2 miliard euro, jo vetëm nuk zbardhen, por rritet. 

Unë jam me këtë, që e para duhet vullnet politik që të mbyllen hapësirat ligjore. Kishte nevojë për një ligj specifik, qoftë edhe për të qenë garanci që ai ndërtim do mbarojë. Për një ndërtim mbi 1 apo 2 milionë duhet të tregojë burimet e financimit. Ligji duhet të jetë specifik, e dyta është zbatimi i ligjit. Përmasa që ka marrë lulëzimi i sektorit të ndërtimit, në kuptimin e burimeve të pakontrolluara, për pasojat që ai mund të prodhojë janë të ngjashme vetëm me kohën e piramidave. Politika në një moment të caktuar mund të trembet dhe ty mund të shembet ekonomia. Butonin e kontrollojnë ata që s’janë në Shqipëri, mund të thonë s’ka më burime të zeza e gri, ty mund të kolapsojë ekonomia. Siç e la politika e kohës të lulëzojnë piramidat. I mbylli sytë sepse kishte zgjedhjet 96’. Në të njëjtën situatë jemi sot, në momentin që mbyllim rubinetin e parave të zeza ty ekonomia të kolapson. Ty mund të kolapsojë sektori bankar, apo të kolapsojnë sektorë të tërë të ekonomisë”, tha Buxhuku.

 

 

Të fundit