Flash News

E-TJERA

“Paratë ose të publikova fotot intime”, shantazhonte një vajzë, arrestohet i riu në Durrës

“Paratë ose të publikova fotot intime”, shantazhonte

Një i ri është arrestuar nga policia e Durrësit pasi dyshohet se shantazhonte dhe kanoste një vajzë duke i kërkuar shuma të ndryshme të vlerave monetare ose në  të kundërt do publikonte në rrjete sociale foto intime.

Gjatë kapjes dhe ndalimit nga forcat e Policisë, ky person po tërhiqte një sasi vlere monetare në një pikë të transferimit të parave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pagesa e fundit”.

Operacioni i zhvilluar nga sektori  i Hetimit  të Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në bashkëpunim me Forcat Operacionale në DVP Durrës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Gjatë operacionit kapet dhe vihet në pranga 26 vjeçari, i cili ishte i shpallur në kërkim  pasi shantazhonte dhe kanoste një shtetase duke i marrë vlera monetare.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një sasi vlere monetare.

Strukturat hetimore  të DVP Durrës në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëorganizuar kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pagesa e fundit”, në kuadër të të cilit u ndalua shtetasi M. K., 26 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shtrengimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie”, pasi në mënyrë të përsëritur, ka shantazhuar dhe kanosur një shtetase, duke i kërkuar shuma të ndryshme të vlerave monetare ose në  të kundërt do publikonte në rrjete sociale foto intime.

Gjatë kapjes dhe ndalimit nga forcat e Policisë, ky shtetas po tërhiqte një sasi vlere monetare në një pikë të transferimit të parave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit