
Flash News
Dokumenti/ Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK para zgjedhjeve
Maturanti 74-vjeçar merr diplomën e maturës, ja nota që mori në provimin e anglishtes
Federata Serbe zbulon stadiumin ku do të presë Shqipërinë më 11 tetor!
I mbijetoi tragjedisë ajrore, 40-vjeçari: Kur hapa sytë pashë trupa njerëzish gjithandej, më pas…
Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj
Parku i Liqenit të Tiranës, qokë fushate për Noizyn. Firmëtarja hesht
Më datë 30 prill 2025, disa ditë para zgjedhjeve elektorale, Sekretarja e Përgjithshme e Drejtorisë Juridike të Aseteve dhe Licencimit në Bashkinë e Tiranës, Jonida Halili, firmosi nën kamuflimin e ligjit “për shfrytëzimin e hapësirës publike” lejen për dhënien e rreth 43.000 m2 në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës. Sheshimi i hapësirës, gërmimi duke hequr barin, shkurret dhe pemët, janë në fokus të punës që ka nisur prej disa ditësh në park, dhe kjo masakër mjedisore në mes të mushkërisë së vetme të mbetur në Tiranë, po bëhet, sepse më datë 31 maj, Noizy do të organizojë një koncert me DJ të huaj, ku do të marrin pjesë mijëra fansa të muzikës elektronike. E gjithë kjo masakër mjedisore po bëhet në kurriz të qytetarëve të Tiranës, vetëm për t’i bërë qokën Rigels Rajkut, të cilit mesa duket nuk i mjaftojnë sheshet e mëdha që ka kryeqyteti, por i pëlqen natyra, pavarësisht dëmit që do t’i shkaktohet, duke përsëritur historinë njëlloj me të famshmin Sunny Hill të Dukagjin Lipës, babait të Dua Lipës, i cili u prit si një hero kombëtar nga kryetari i atëhershëm i Bashkisë Erion Veliaj, i cili sot është burgosur me urdhër të SPAK.
Nëse bëhet një vëzhgim i thjeshtë në Google Earth, në përditësimin e datës 9 prill 2022, zona për të cilën po flasim ka qenë tërësisht e pyllëzuar, por në përditësimin e datës 21 tetor 2022, dy muaj pas koncertit të Dua Lipës, vihet re se zona e ka humbur ngjyrën e gjelbër. Në përditësimin e datës 7 tetor 2023, vihet re një ndryshim i vogël në kthimin e zonës në situatën fillestare, po ashtu dhe në muajin prill 2024, ndërsa sot, jemi në kushtet kur edhe ato pemë të mbjella pas koncertit të Dua Lipës me taksat e qytetarëve të Tiranës, janë shkulur për t’i lënë vend çakullit dhe zhavorrit, eskavatorëve, kamionëve, rrulave. Aktualisht zona e gjelbëruar në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës, është kthyer në shesh-punim për mjetet e rënda, e mbushur me materiale ndërtimi për të bërë gati terrenin për montimin e skelave, e gërryer anës saj, duke dëmtuar florën dhe faunën përreth.
“Dëmi është evident. Në një hapësirë kaq të madhe, llogaritet ekuivalente me 100 mijë banorë në Tiranë që privohen nga hapësira e gjelbër. Nuk duhet të ndodhte kjo gjë, të prishej kjo hapësirë. Ky park duhej të ruhej në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë nuk e shoh të mundshme të kthehet në gjendjen fillestare. Po të angazhohen prapë rruspaku e fadromat, të heqin gjithë këtë shtresë, toka mund të vitalizohet për 1 vit, por nëse mbetet kështu do shumë vite të tjera të kthehet siç ishte”, shprehet ambientalisti Lavdosh Feruni, për të cilin, përgatitja e këtij terreni, mund të ketë të tjera prapaskena.
“Unë shoh që ky shtrim që është bërë këtu është me qëllim afatgjatë, ndoshta për ta kthyer këtë territor në një territor të pjesës urbane dhe të përjashtohet nga pjesa e Parkut të Liqenit. Ndoshta dikush ka menduar diçka, ndonjë investitor strategjik të bëjë diçka këtu. Le ta bëjnë koncertin, ka sheshe plot Tirana për koncerte të tilla pa prishur parkun”, thotë ai.
Ndërhyrja me mjete të rënda në mes të Parkut të Liqenit, ka shqetësuar jo pak edhe qytetarët e Tiranës, shumë prej të cilëve e shfrytëzojnë këtë hapësirë për qetësi dhe ajër të pastër.
“Uaaaa e tmerrshme! S’më pëlqen. Nuk ka pse të ndërhyhet te natyra për të bërë këtë gjë. Shkatërrim domethënë. 100% e padrejtë. Kjo është lulishte, është park, gjelbërim. S’e kuptoj pse është nevoja për një koncert të prishësh komplet gjelbërimin. Si nuk u rregullua ky vend apapapa. Shumë keq është. Popullësi e madhe, gjithandej beton. Këtu u mbollën disa pemë, tani janë shkulur prapë. Unë s’jam dakord për asnjë pëllëmbë zhavorr këtu. Duhet të reflektojnë ata të tjerët që marrin këto vendime”.
Dhe meqë jemi te reflektimi dhe personat që marrin vendime, “Piranjat” kërkuan informacion pranë Bashkisë Tiranë, për statusin aktiv të Parkut të Liqenit, kufijtë e tij, ligjshmërinë e ndërhyrjeve dhe ndërtimeve në këtë park, mundësinë e ndotjes nga prania e mijëra personave që do të marrin pjesë në koncert dhe dëmin e mundshëm që mund të shkaktohet. Gjithashtu, me një shkresë të dytë, u interesuan për një studim të mundshëm me ekspertë dhe ambientalistë, dëmet apo rikuperimet, investimet, kontraktorët, përfitimet, por siç ndodh thuajse gjithmonë me Bashkinë e Tiranës dhe drejtoritë në varësi, nuk dhanë asnjë përgjigje.
Ndaj, për të mësuar më shumë se pse është dhënë një leje e tillë për qokë, me pasojë shkatërrimin e mjedisit dhe pa bërë asnjë konsultim me qytetarët apo ekspertët, “Piranjat” vendosën të pyesin vetë firmëtaren, por ajo heshti, ndërsa roja i zellshëm i Bashkisë bëri detyrën dhe znj. Halili u largua pa dhënë asnjë shpjegim. Gazetari i “Piranjave”, Freard Rista, pati një komunikim të dytë me znj. Jonida Halili, por ajo sërish heshti, ndërsa kësaj here xhandarët nisën të praktikonin mundje greko-romake me gazetarin. Syri tv
Të fundit



Dokumenti/ Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK para zgjedhjeve
12 Qershor 2025, 22:52
"Tren bullgar’ te PD", Lela debat me gazetarin: Si s'ke turp! A jeni në tëmtha të fiqirit?
12 Qershor 2025, 22:42



Bushati: Kemi kaluar nga demokracia në një formë autokratike, rrezikojmë edhe diktaturën
12 Qershor 2025, 21:23
Më pak ushqim dhe në godina të amortizuara, fëmijëve të jetimoreve po iu rrezikohet shëndeti
12 Qershor 2025, 20:52
Tentoi të shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të
12 Qershor 2025, 20:39
Tragjedia ajrore në Indi, Trump: Një nga aksidentet më të këqija në historinë e aviacionit
12 Qershor 2025, 20:30
Maturanti 74-vjeçar merr diplomën e maturës, ja nota që mori në provimin e anglishtes
12 Qershor 2025, 20:13
Italia në alarm, zgjebja po përhapet me shpejtësi
12 Qershor 2025, 20:11

Fejohet Dua Lipa: Me Callum Turner jam më e lumtur se kurrë
12 Qershor 2025, 19:44
Fiket pas disa orësh zjarri në Qeparo, rrezikohej një fabrikë vaji dhe disa banesa
12 Qershor 2025, 19:34
Rreth 29 mijë shqiptarë u larguan vitin e kaluar, vlerëson INSTAT
12 Qershor 2025, 19:31
Murtaja te dhentë, Ministria e Bujqësisë: Nuk cenon shëndetin dhe nuk transmetohet te njeriu
12 Qershor 2025, 19:13
Rama "sakrifikon" socialistët për t'i bërë qokën Sorosit
12 Qershor 2025, 19:13
Ushtria malazeze do të marrë pjesë në misionin e BE-së për ndihmë ushtarake për Ukrainën
12 Qershor 2025, 18:57
Federata Serbe zbulon stadiumin ku do të presë Shqipërinë më 11 tetor!
12 Qershor 2025, 18:33


Aknet në trup, gjashtë mënyra për t’i parandaluar
12 Qershor 2025, 18:05

Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj
12 Qershor 2025, 17:31
Video/ Ky është momenti kur rrëzohet avioni i Air India me 242 persona në bord
12 Qershor 2025, 17:27
GJKKO shtyn për më 17 qershor seancën për ‘Plumbi i artë’
12 Qershor 2025, 17:23
Rënia e Demokracisë në Shqipëri, alarmi nga Parlamenti Evropian
12 Qershor 2025, 17:03
Do të merrte drejtimin e Flamurtarit? De Biasi sqaron si qëndron e veërteta
12 Qershor 2025, 16:52
Çfarë tregon për 11 majin, vrasja e superman-it Veliaj
12 Qershor 2025, 16:40


Raporti i OKB: Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë
12 Qershor 2025, 16:08
Sula: Skandali me maturën shtetërore, dështim i sistemit arsimor
12 Qershor 2025, 16:08

Erion Isai ndahet nga gruaja: Vijoj jetën time
12 Qershor 2025, 15:40
Aksion anti-korrupsion në Ministrinë e Mjedisit, arrestohet nëna e reperit të njohur
12 Qershor 2025, 15:31
Periudha ideale për të fituar, tre shenjat e horoskopit që do të kenë fat në financat e tyre
12 Qershor 2025, 15:20
Në përvjetorin e 84, PS-ja gjithnjë më e madhe, Shqipëria gjithnjë më e vogël
12 Qershor 2025, 15:07
Një “ditë dembelie” në javë mund të ulë stresin dhe rrezikun e goditjes në tru
12 Qershor 2025, 14:56

Tragjike në Fier, 28-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës
12 Qershor 2025, 14:39
Si ndikon temperatura në ndërtimin e trupit
12 Qershor 2025, 14:33
Hodhi mbeturinat e kompanisë në lumin Buna, procedohet punonjësi 31-vjeçar
12 Qershor 2025, 14:30
GJKKO pushon padinë për “shpifje” të juristit Romeo Kara ndaj Monika Kryemadhit
12 Qershor 2025, 14:21
Abdixhiku i LDK-së shpalos agjendë 15-pikëshe për një qeveri të unitetit
12 Qershor 2025, 14:14
Nga të shtënat me armë te plagosja me thikë/ Historia e sulmeve vdekjeprurëse në shkolla
12 Qershor 2025, 14:11
Ekstradohen në Itali 3 shqiptarë, pjesë e organizatave kriminale
12 Qershor 2025, 13:59
Arrestohet një 26-vjeçar për konfliktin me armë në Ali Dem
12 Qershor 2025, 13:40
Raporti/ Shqipëria përkeqësohet në indeksin e barazisë gjinore
12 Qershor 2025, 13:40

Sherr mes fqinjëve në Patos, plagoset me kaçavidë një 35-vjeçar
12 Qershor 2025, 13:07

Aksident në aksin Krahës-Memaliaj, plagoset një 65-vjeçar
12 Qershor 2025, 12:45


Kërkoi rinumërimin e votave në Tiranë, Gjykata pushon çështjen e Alimehmetit
12 Qershor 2025, 12:22
Pësoi arrest kardiak, humb jetën i moshuari në plazhin e Qerretit
12 Qershor 2025, 12:05

Tregu po “kërkon” rritje të pagës minimale
12 Qershor 2025, 11:52
Beleri: Votat e emigrantëve në Greqi u manipuluan me skemë të organizuar nga administrata
12 Qershor 2025, 11:36
Alarm në bregdet/ E moshuara nga Kosova rrezikon mbytjen!
12 Qershor 2025, 11:25
Shtyhet seanca për "Plumbin e Artë", shkak mungesa e avokatëve
12 Qershor 2025, 11:06
Gjykata e Posaçme cakton seancën për çështjen “Partizani”
12 Qershor 2025, 11:00
"Punojmë për të vjedhur"/ Berisha nxjerr videon e Ramës: Hera e parë që është i sinqertë!
12 Qershor 2025, 10:52

Operacion antidrogë në Shkodër, asgjësohen mijëra fidanë kanabis! Nën hetim dy persona
12 Qershor 2025, 10:35
SHBA-ja kufizon stafin joesencial në Ambasadën në Irak, pas rritjes së tensioneve me Iranin
12 Qershor 2025, 10:19

Hero në Greqi/ Emigranti shqiptar shpëton dy fëmijë nga mbytja në lumë
12 Qershor 2025, 09:52
Zyrtarët e Doganave shqiptare i hapin traun biznesit të kontrabandës së cigareve
12 Qershor 2025, 09:37
‘Vrava një njeri’, si një telefonatë zbardhi vrasjen me thikë në Xibër/ Flasin dëshmitarët
12 Qershor 2025, 09:24
26 vjet liri! Kosova shënon sot Ditën e Çlirimit
12 Qershor 2025, 09:14
Kthjellime në të gjithë vendin, parashikimi i motit për ditën e sotme
12 Qershor 2025, 09:03
Niveli i pagave në ndërtim dhe turizëm mbetet poshtë mesatares
12 Qershor 2025, 08:49

Këmbimi valutor 12 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
12 Qershor 2025, 08:30
Vrasja në Xibër të Klosit/ Në pranga Hazbi Velsula, kushëriri i viktimës
12 Qershor 2025, 08:23
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2025, 08:09
Nëna e Martin Canit reagon pas publikimit të videos: U trondita, nuk e pashë dot!
11 Qershor 2025, 23:00
Bylykbashi: Asambleja e PPE miratoi rezolutën më të fortë në këtë forum
11 Qershor 2025, 22:46
Gjendet i pajetë një person në Klos, dyshohet se është vrarë
11 Qershor 2025, 22:33
E konfirmuar nga SPAK: Një ministër i qeverisë Rama është zyrtarisht nën hetim
11 Qershor 2025, 22:03

Dhunoni punëtorin e pastrimit në Athinë, policia greke shpall në kërkim shqiptarin
11 Qershor 2025, 21:30
Zhgënjimi me Letoninë, Elseid Hysaj reagon pas transfertës zhgënjyese
11 Qershor 2025, 21:15

BE: Paketa e re e sanksioneve kundër Rusisë përqendrohet te energjia dhe financa
11 Qershor 2025, 20:51

Skandal në Lezhë/ Banesa mbulohet nga ujërat e zeza
11 Qershor 2025, 20:37
Shkollat e fshatrave të lëna pas dore në përdorimin e mjeteve digjitale
11 Qershor 2025, 20:09
Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
11 Qershor 2025, 20:01
U plagos me plumb në kokë, ish-polici shqiptar vdes pas 3 ditësh
11 Qershor 2025, 19:41
Përfundon rinumërimi i votave për kandidatët e PD në Dibër, si ndryshon rezultati
11 Qershor 2025, 19:29

Faktorët që krijojnë mot: Si ndikojnë mikrobet që jetojnë në re në jetën tonë
11 Qershor 2025, 19:01

