Flash News

E-TJERA

Parlamentaret 2025, zyrtari i 'Venecias': Administrata zgjedhore duhet të jetë e pavarur

Parlamentaret 2025, zyrtari i 'Venecias': Administrata zgjedhore duhet

Është zhvilluar sot në Tiranë konferenca për përgatitjen e zgjedhjeve të 11 majit.

Anëtari zëvendësues i Komisionit të Venecias, Sasa Zagorc teksa foli, tha se është i rëndësishëm depolitizimi i administratës zgjedhore.

Zagorc u shpreh se Komisioni i Venecias është i gatshëm të ndihmojë për një proces të rregullt, duke shtuar se administrata ligjore duhet të jetë e pavarur.

“Komisioni i Venencias me opinionet e veta mund të identifikojnë mundësi përmirësimi. Është detyrë e organeve të nënvizojnë çështje që i konsiderojnë të rëndësishme për t’i diskutuar. Administrata zgjedhore profesionale dhe e pavarur është e rëndësishme për zgjedhje të lira dhe të drejta. Partitë politike duhet të përfaqësohen në mënyrë të barabartë. Kodi thekson se anëtarët që mund të emërohen nuk mund të largohen sipas dëshirës, ndaj është me rëndësi që të gjitha çështjet t’i diskutojmë përpara. Shpresoj që debati të jetë sa më i frytshëm”, tha ai.

Të fundit