Flash News

E-TJERA

Parlamenti grek miraton projekt-ligjin për zgjerimin e detit me 12 milje në Jon

Parlamenti grek miraton projekt-ligjin për zgjerimin e detit me 12 milje

Parlamenti grek votoi me shumicë votash projektligjin për shtrirjen e ujërave territoriale në 12 milje në Detin Jon.

Ky projektligj i shumëdebatuar u votua me 284 pro zgjerimit të ujërave territoriale në Kretë dhe zona të tjera, 16 vota abstenim dhe asnjë kundër.

Partitë e opozitës që votuan pro projektligjit dëshirojnë që ky të jetë hapi i parë në një proces më gjithëpërfshirës për ushtrimin e plotë të kësaj të drejte në të gjithë Greqinë, Kretën, Kythira dhe Antikythira, Egjeun dhe Mesdheun Lindor, shkruajne mediat greke. 

Gjatë fjalës në parlament, kryeministri tha se kanë dyfishuar ujërat territoriale në Jon. Tashmë, çështja e zgjerimit të ujërave territoriale me Shqipërinë pritet të zgjidhet me një dakordësi paraprake në gjykatën ndërkombëtare në Hagë.

Të fundit