Flash News

E-TJERA

Parlamenti hap garën për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese pas dorëheqjes së Elsa Toskës

Parlamenti hap garën për anëtarin e ri të Gjykatës

Parlamenti ka hapur procedurën për plotësimit e vendit vakant, i cili u krijua pas dorëheqjes së gjyqtares, Elsa Toska.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Parlamentit thuhet se "hapet procedura e aplikimit për vendin vakant, mandat plotësues, për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e vakancës të krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit përpara afatit të mandatit të gjyqtares Znj. Elsa Toska, i cili përfundon më datën 14.11.2028.

Por, dy javë më parë ajo njoftoi zyrtarisht doreheqjen nga pozicioni, për "arsye familjare".

Sipas njoftimit të Parlamentit, aplikimet duhet të dorezohen deri në datën 28 Tetor 2024.

Njoftimi i Kuvendit të Shqipërisë:

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, pasi u njoh me vendimin nr. 62, datë 23.09.2024, të Gjykatës Kushtetuese, për mbarimin përpara afatit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, znj. Elsa Toska, bazuar në nenet 125, 127, pika 1, shkronja “c” dhe pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenet 7, pika 1, 7/c dhe 8, pika 3, të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Shpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant, mandat plotësues, për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e vakancës të krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit përpara afatit të mandatit të gjyqtares Znj. Elsa Toska, i cili përfundon më datën 14.11.2028, referuar Vendimit të Kuvendit nr. 133/2019 “ Për zgjedhjen e zonjës Elsa Toska, anëtare të Gjykatës Kushtetuese”.

 

Të fundit