Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Parlamenti holandez publikon axhendën e plotë: Hapat që po ndiqen me Shqipërinë deri në mbledhjen e KE-së, më 10 nëntor
10 nëntori është një datë vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, pasi Këshilli i Evropës diskuton mbi paketën e zgjerimit.
Tirana zyrtare është duke vijuar bisedimet në kuadrin negociues me Holandën, si një ndër vendet më ‘kokëforta’, e cila herën e kaluar i dha një ‘Jo’ Shqipërisë për shkak të mospërmbushjes së kushteve, duke zvogëluar shancet për hapjen e negociatave.
Në funksion të transparencës së këtij procesi, por edhe rëndësisë që ai përbën për Shqipërinë dhe unionin, pala holandeze përmes një komunikate ka shpjeguar në detaje hapat që do të ndiqen deri në takimin e radhës në Hagë.
Publikimi i axhendës zyrtare vjen një ditë pasi Parlamenti holandez iu drejtua me disa pyetje qeverisë vendase referuar raportit të Komisionit Europian të 6 tetorit.
Axhenda e plotë:
Ne javet e fundit, shume nga mediat shqiptare kane publikuar lajme ne lidhje me diskutimet ne Parlamentin hollandez mbi zgjerimin e BE-se. Ju lutem gjeni ketu me poshte nje informacion ne lidhje me proceset ne vijim.
· Ne daten 6 Tetor, Komisioni Europian publikoi paketen vjetore te zgjerimit, pjese e se ciles eshte dhe raporti i progresit per Shqiperine 2020.
· Si zakonisht, qeveria hollandeze do t’i dergoje parlamentit nje vleresim te paketes se zgjerimit. Kjo do te ndiqet nga nje debat ne daten 3 Nentor, sipas procedurave parlamentare.
· Gjithashtu, Parlamenti hollandez i ka derguar qeverise nje sere pyetjesh faktuale ne lidhje me paketen e zgjerimit te publikuar nga Komisioni Europian. Qeveria do t’i pergjigjet edhe ketyre pyetjeve ne javen qe vijon.
· Ne Bruksel, vendet anetare te BEse jane duke diskutuar draft Kuadrin Negociator per Shqiperine. Nje here qe ky kuader do te jete dakortesuar, ai do te miratohet nga Keshilli Europian per Ceshtjet e Pergjithshme.
· Keshilli Europian per Ceshtjet e Pergjithshme do te diskutoje paketen e zgjerimit ne takimin e saj te dates 10 Nentor, si dhe pritet qe te miratoje konkluzionet perkatese. Ne mars te ketij viti, Keshilli konkludoi se Konferenca e Pare Nderqeveritare (KPN) me Shqiperine mund te organizohet nje here qe Shqiperia ka bere progres te mjaftueshem mbi kushtet e vendosura nga Keshilli ne muajin Mars.
· Ne daten 27 tetor, nje delegacion i parlamentit shqiptar do te kete nje takim online me komisionin parlamentar per Ceshtjet Europiane ne parlamentin hollandez. Ata do te diskutojne ne lidhje me ceshtjet e zgjerimit. Takime te tilla parlamentare organizohen vazhdimisht dhe rregullisht.