Flash News

E-TJERA

Parlamenti miratoi arrestimin e Ahmetajt, mbërrin në SPAK vendimi

Parlamenti miratoi arrestimin e Ahmetajt, mbërrin në SPAK vendimi

Ka mbërritur në SPAK, miratimi i Kuvendit për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj. Ditën e sotme me 117 vota pro, asnjë kundër dhe tre abstenim, Kuvendi votoi heqjen e imunitetit të Ahmetajt.

Ky i fundit reagoi pak para se të niste seanca e posaçme në Kuvend, me një postim në Facebook, ku shkruante se priste të dilnin shumë shkresa të tjera.

Duke thumbuar, Ahmetaj iu drejtua Ballukut teksa tha: “Së fundmi i falënderoj të gjithë kolegët e mi, të mazhorancës dhe opozitës që do të votojnë sot, dhe ata që vrapojnë dhe thonë që përgjegjësia është personale. Poooo personale është kur e shkel. Sidomos për ata të hershëm, sot në apozitë, e të rinj që firmosin për punë e projekte”.

SPAK ka ngritur 3 akuza kundërt Ahmetajt, atë të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Të fundit