Flash News

E-TJERA

Parlamenti miraton në 10 shkurt zgjatjen e mandatit të vettingut, PS e PD bashkojnë votat

Parlamenti miraton në 10 shkurt zgjatjen e mandatit të vettingut, PS e

Ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut do të votohen në Parlament në seancën e kësaj jave në 10 shkurt.

Për të zgjatur mandatin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë deri më 31 dhjetor 2024 duhen 94 vota.

Për këtë mazhorancës nuk i mjaftojnë votat që ka por i duhen edhe votat e opozitës. Mazhoranca socialiste ka 74 deputetë dhe bashkë me dy deputetët e PSD arrin në 76.

Nga ana tjetër, opozita vetë është e fragmentarizuar për shkak të përçarjes Basha-Berisha. Sipas Euronews Albania, PD ka konfirmuar se do të bashkojë votat me PS-në për të shtyrë mandatin e KPK-së dhe komisionerëve publikë me 2 vite e 6 muaj.

Deklarata u dha nga deputetët Ferdinand Xhaferaj, Dashnor Sula dhe Luçiano Boçi

Në mënyrë të padiskutueshme që nga fillimi ne kemi qenë pro reformës në drejtësi,” – tha Xhaferaj.

“Në çfarëdolloj momenti jam pro çdo vendimi që ka vlerë për drejtësinë në radhë të parë dhe çfarë do kërkojë partneri ynë strategjik SHBA,” – deklaroi Sula.

“Po patjetër është një reformë që nuk kthehet mbrapsht, duhet votuar,” – theksoi Boçi.

Parlamenti miraton në 10 shkurt zgjatjen e mandatit të vettingut, PS e

Aleatët e PD-së janë pro shtyrjes së mandatit gjithashtu. Dashamir Shehi dhe Agron Duka konfirmuan votat e tyre. Dy nënkryetarët e PD-së, Agron Gjekmarkaj dhe Grida Duma refuzuan të përgjigjeshin.

Të fundit