Flash News

DITARI POLITIK

Parlamenti nis me një minutë heshtje në nder të gjykatësit Astrit Kalaja

Parlamenti nis me një minutë heshtje në nder të

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur sot me një minutë heshtje në nderim të gjykatësit Astrit Kalaja, i cili u vra tre ditë më parë brenda sallës së gjyqit.

Ngjarja tronditëse ndodhi në ambientet e Gjykatës, ku gjykatësi Kalaja ishte duke përfunduar seancën gjyqësore.

Autori i krimit, Elvis Shkambi, ka qëlluar për vdekje gjykatësin, pak momente pasi ky i fundit kishte dhënë vendimin gjyqësor ndaj tij.

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi dhe deputetët shprehën solidaritetin dhe dhimbjen për humbjen e gjykatësit, duke dënuar ashpër aktin e dhunshëm që godet themelet e shtetit të së drejtës.

Të fundit