Flash News

E-TJERA

Parregullsi në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, KLSH: Investime publike pa fonde buxhetore

Parregullsi në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, KLSH:

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një auditim në Aparatin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ku ka konstatuar disa gjetje të parregullta.

Në bazë të njoftimit nga KLSH-ja, janë gjetur parregullsi në “procedurat e prokurimit për vitet 2018-2019, ndërmarrjen e angazhimeve për investime publike pa pasur në dispozicion fonde buxhetore dhe në kundërshtim me afatet e përcaktuara, janë kryer likuidime për vendime gjyqësore të formës së prerë për ish-punonjës të larguar nga puna, me efekt negativ në buxhetin e shtetit.”

“Gjithashtu, nga auditimi i pasqyrave financiare, u evidentuan keqklasifikime të shpenzimeve sipas natyrës,gabime materiale të cilat individualisht ose ne grup nuk japin një pamje të drejtë të pozicionit financiar të subjektit”, nofton KLSH.

Njoftim për shtyp për auditimin e ushtruar në Aparatin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 94/1, datë 28.01.2021, i ndryshuar, ka kryer auditim financiar dhe përputhshmërie në Aparatin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për periudhën e veprimtarisë nga data 01.01.2018 deri në 31.12.2020. Në përfundim të këtij auditimi, u konstatuan devijime materiale dhe të përhapura nga kuadri ligjor dhe rregullator në fuqi, të cilat u evidentuan në Raportin Përfundimtar të Auditimit, miratuar me Vendimin e Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 133, datë 30.09.2021.

Ndër çështjet më të rëndësishme që trajtohen në Raportin Përfundimtar të Auditimit janë: parregullsi të konstatuara në procedura prokurimi të kryera në vitin 2018-2019; ndërmarrjen e angazhimeve për investime publike pa pasur në dispozicion fonde buxhetore dhe në kundërshtim me afatet e përcaktuara në Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2018 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; janë kryer likuidime për vendime gjyqësore të formës së prerë për ish-punonjës të larguar nga puna, me efekt negativ në buxhetin e shtetit.

Gjithashtu, nga auditimi i pasqyrave financiare, u evidentuan keqklasifikime të shpenzimeve sipas natyrës,gabime materiale të cilat individualisht ose ne grup nuk japin një pamje të drejtë të pozicionit financiar të subjektit.

Në përfundim të auditimit janë dhënë: 28 masa organizative dhe 4 masa për eleminimin e efekteve negative në administrimin e fondeve publike. 

Të fundit