Flash News

E-TJERA

Parregullsitë në votime, Celibashi: Kush ka pretendime, le të paraqesë ankesat në KQZ

Parregullsitë në votime, Celibashi: Kush ka pretendime, le të

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi doli në një deklaratë për mediat në lidhje me votimet në zgjedhjet lokale. Ai tha se ë nga dita e nesërme, të gjithë ata që kanë pretendime për deformim të vullnetit të votuesve, të paraqesin kërkesat e tyre në KQZ.

"Shpresojmë të përfundojë procesi i numërimit sot dhe të bëhet tabulimi i rezultateve dhe nga dita e nesërme, çdo subjekt zgjedhor që ka pretendime mund të paraqesë ankesa në KQZ dhe KAS do të shqyrtojë ankesat. Në Kavajë nuk rezulton që të jetë ndërprerë procesi, vetëm në Kurbin dhe në 2 KZAZ të Durrësit”, u shpreh Celibashi.

 

Të fundit