
Flash News
700 euro nata/ Faktoje.al fiton gjyqin. Gjykata urdhëron ministritë të japin shpenzimet e udhëtimeve
Akuzat për vrasje, ekstradohet nga Kosova Indrit Taullai
Rinisin fluturimet me Britaninë e Madhe, aeroporti njofton udhëzimet
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Nuk ka plan vaksinimi”, Rama i përgjigjet Sorecës: Ambasadori ka keqkuptuar kritikat e mia ndaj BE
Partia e re e Topallit, Mustafaj: E prita me keqardhje, Jozefina nuk i shmanget dot sintagmës se është hakmarrje
Analisti Besnik Mustafaj, njëherësh anëtar i Komisionit të Vlerësimit në PD ka komentuar partinë e re të ish-kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, të cilën e prezantoi një ditë më parë.
I ftuar në ‘News 24’, Mustafaj tha se këtë akt e ka pritur me keqardhje, ndërsa kujtoi se PD ka një histori të gjatë fraksionesh, por që deri tani nuk ka patur asnjë histori suksesi.
“E prita me çudi dhe keqardhje, por PD ka një histori të gjatë fraksionesh, por nuk ka asnjë histori suksesi. Parashikoja që krijimi i kësaj partie do të shoqërohej me një analizë pse ka dështuar Gramoz Pashko, Dashamir Shehu, Genc Pollo, pra do duhej një analizë e tillë për të arritur në përfundim realist për të vepruar brenda të mundshmes.
Nëse Topalli do mund të mbledhë të gjithë të pakënaqur nga Rama dhe nga Basha, unë mendoj se do jetë një punë e dobishme për vendin, në të kundërt atëherë do ishte një aventurë”, tha Mustafaj.
I pyetur nëse e dëmton kjo gjë PD, analisti thotë se “votat janë numra dhe nëse Jozefina do jetë e aftë të mbledhë elektorat të caktuar që nuk është i gatshëm t’i besojë Bashës dhe Ramës, do jetë veprim në dobi, por mbetet për tu parë”.
Mustafaj u pyet ashtu nëse krijimi i partisë së saj është një hakmarrje personale si një nga figurat e pakënaqura ndaj PD.
“Jozefina nuk i shmanget dot sintagmës se është hakmarrje. Ishte e propozuar nga demokratët e Shkodrës për listën e deputeteve. Në seleksionimin e parë e përzgjodhëm, i pëlqen ose jo Bashës, Komisioni e përzgjodhi. I shkoi formulari njësoj si të tjerët. Ajo, jo vetëm refuzoi t’i nënshtrohet procedurës korrekte, por e quajtu komisionin farsë. Për mua ishte fyese. Jozefina u vetpërjashtua”, deklaroi Besnik Mustafaj.
Ditari politik









Të fundit

Arsyeja e fortë që Arana Osmani nuk ka postuar foto gjatë shtatzënisë
15 Janar 2021, 15:29
Kris Jenner hedh në gjyq vajzën që "shpiku" tradhtinë e Kanye West me Jeffree Star
15 Janar 2021, 15:01

Skandali me përfitimet e fëmijëve, dorëhiqet qeveria holandeze
15 Janar 2021, 14:52
I humbur prej ditësh, i moshuari gjendet i pajetë në ujërat e liqenit Fierzës
15 Janar 2021, 14:45
Përmbytjet/ Kryemadhi-Ramës: Njerëzit nuk duan batuta, koha po mbaron
15 Janar 2021, 14:44

Spitalet në Brazil drejt kolapsit, mungon oksigjeni për pacientët me Covid-19
15 Janar 2021, 14:25





Kosovë/ Miratohen masat e reja anti-Covid, zgjatet orari i lëvizjes
15 Janar 2021, 13:28





Peleshi: Këtë vit dyfish më shumë reshje se në 2010-n, dëmet shumë herë më pak
15 Janar 2021, 12:28


