E-TJERA

Partia e Topallit, Dash Shehi: Nuk e dëmton opozitën, Jozefina nuk është vegël e Ramës

Partia e Topallit, Dash Shehi: Nuk e dëmton opozitën, Jozefina nuk

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar partinë e re të Jozefina Topallit.

I ftuar në RTV ORA, Shehi tha se ish kryetarja e parlamentit në qeverinë Berisha nuk i bën dëm opozitës me lëvizjen e saj të re politike dhe se nuk i shërben Edi Ramës, siç ka zëra për partitë e reja në prag zgjedhjesh.

Topallit i uroj një mirëseardhje në skenën politike. Nuk mendoj se Topalli i bën dëm opozitës. Ka shumë që thonë se po bën dëm.

Merren votat e atyre që nuk ndihen të përfaqësuar. Mundet që brenda projektit të zonjës Topalli të gjejnë atë që po kërkojnë. Topalli është trashëgimi e së djathtës.

Nuk besoj se është diçka për t’u shqetësuar. Unë i kam ftuar të gjithë që të mblidhemi brenda një harku opozitar me një dialektikë të brendshme. Unë jam vetë si zonja Topalli para 20 vitesh, por nuk jam shqetësuar fare aso kohe. A do të bëjë mirë apo keq Topalli, këtë do ta tregojnë këto muaj para zgjedhjeve. Nuk e pranoj që Topalli është vegël e Ramës”, tha Shehi.

Ditari politik

Të fundit