Flash News

E-TJERA

Partitë e gjobitura rrezikojnë zgjedhjet, Celibashi: Nëse nuk paguajnë sanksionet, nuk marrin pjesë në votime

Partitë e gjobitura rrezikojnë zgjedhjet, Celibashi: Nëse nuk

106 partitë që u gjobitën nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për mosraportimin e të ardhurave dhe shpenzimeve për vitin 2020, rrezikojnë të përjashtohen nga zhjedhjet e ardhshme.

Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një intervistë për Euronews u shpreh se partitë e gjobitura mund të lihen jashtë zgjedhjeve, në rast se nuk paguajnë detyrimin e sanksionuar.

“Një pjesë e këtyre partive nuk kanë as adresë dhe asgjë. Nëse nuk i paguajnë sanksionet, nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Por, ngelet për t’u parë se çfarë do të vendosë KAS dhe Kolegji Zgjedhor”, u shpreh z. Celibashi.

Sa i përket çështjes së të ardhurave dhe shpenzimeve, se sa reale janë raportime e partive politike, Celibashi shprehet disi skeptik duke e cilësuar këtë fazë të vështirë.

“Do ngelet e vështirë për ta bërë këtë gjë siç duhet bërë. Kjo vlen njësoj sikur të pyesësh tatimet për bizneset se sa të përputhura janë ato që deklarojnë me xhirot reale. Kur vjen puna te partitë, kjo bëhet edhe më e vështirë”, tha ai.

Komisioneri foli edhe për votën e emigrantëve, duke theksuar se deri në procesin e ardhshëm zgjedhor janë të gjitha kushtet që emigrantëve t'iu mundësohet votimi nga vendi ku jetojnë.

“Në shtator KQZ do të ketë në fokus përgatitjen e infrastrukturës ligjore dhe teknike për votën e emigrantëve. Nga sot dhe deri ditën e zgjedhjeve, kemi gjithë kohën e mjaftueshme në dispozicion për ta përgatitur këtë proces dhe nuk mund të ketë më justifikime për këtë”, shtoi z. Celibashi.

 

 

 

Të fundit