E-TJERA

“Partitë e vjetra janë banda”, Gjekmarkaj debat me Hajdarin: Ky model ‘autokrat’ të bëri deputete, nuk hyre me konkurrencë

“Partitë e vjetra janë banda”, Gjekmarkaj debat me

Deputetja Rudina Hajdari ka debatuar me analistin Agron Gjekmarkaj, teksa argumentonte pse u shkëput nga Partia Demokratike dhe sot po krijon një lëvizje të re politike.

“A keni qenë e djathtë deri kur vendose të djegësh mandatin?”, e pyet Gjekmarkaj, në ‘Open’.

Hajdari: Kur i jam bashkuar PD kam qenë e djathtë

Gjekmarkaj: Tani nuk ekziston e djathta, ku iku?

Hajdari: Kur u bashkova PD-së, pashë sjelljë të papërgjegjshme kur la mandatet dhe braktisi vullnetin e demokratëve. Qëndrova se akoma përfaqësoj ata njerëz që nuk ishin dakord me këtë mendim.

Janë kthyer në shpk, drejtohen nga familje personale, kryetarë autokratë. Ky model është shoqëruar në partitë sot, ne po krijojmë dicka ndryshe.

Gjekmarkaj: Ky model autokrat të bëri deputete, nuk ke hyrë në konkurrencë në politikë. Pse është tani ky model dhe nuk ishte atëherë kur hyre ti.

Hajdari: Partitë e vjetra janë kthyer në banda.  

Të fundit