Flash News

E-TJERA

‘Partizani’/ Gjokutaj: Çështja vazhdon për inerci politike, gjykata ta lexojë drejt vendimin

‘Partizani’/ Gjokutaj: Çështja vazhdon për inerci

Avokati Genc Gjokutaj ka folur për mediat jashtë ambienteve të GJKKO-së, në lidhje me zhvillimet gjyqërore për dosjen ‘Partizani’.

Sipas Gjokutaj, pretendimet e prokurorit të SPAK, Arben Kraja nuk qëndrojnë, pasi ‘është një qëndrim konsekuent i tyre tash 2 vjet që mbajnë një çështje e cila e përsëris nuk ka fakt penal’.

Gjokutaj: Ka një dosje me shumë fashikuj pa fakt penal dhe konteston të gjitha pretendimet tona për pavlefshmëri, për të cilat ai replikoi për të gjitha por merrni rastin e një gjykate të krijuar pa ligj, ose rastet e përjashtimit të ekspertëve. Ekspertët fotokopjojnë dhe aktet për t’ja dhënë avokatit dhe jo prokurorit. Absurditete dhe jo serioz në kontestimet e tij. Ne e prisnim këtë qëndrim të tij, është një qëndrim konsekuent i tyre tash 2 vjet që mbajnë një çështje e cila e përsëris nuk ka fakt penal.

Edhe në rastin e kontestimit të prokurorit për pozitën procedurale të zotit Jamarbër Malltezit, në të cilën pa asnjë ekuivok Gjykata e Lartë ka vendosur që kërkon domosdoshmërisht ekzistencën e pozicionit të tij si funksionar i lartë, të cilën ai nuk e ka gëzuar asnjëherë dhe përsëri thotë ne e kemi shpejguar në kërkesën për gjykim.

Ne nuk e ngatërrojmë gjykatën me prokurorin. Ne shpresojmë që gjykata ta lexojë drejt ligjin. Ne jemi munduar të argumentojmë në bazë të ligjit sa më thjeshtë për gjykatën, që këtu kemi të bëjmë me një çështje që nuk ekziston por që vazhdon për një inerci politike.

Ne e kemi kontestuar sepse rrjedh nga asgjëja dhe në këtë rast asgjëja është fakti penal.

Të fundit