Flash News

E-TJERA

“Partizani”/ Gjokutaj: SPAK presion gjyqtares për të mbuluar shkeljet që kanë bërë

“Partizani”/ Gjokutaj: SPAK presion gjyqtares për të

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj kryedemokratit, Sali Berishës.

Gjokutaj është shprehur se kërkesa e SPAK për përjashtimin  e gjyqtares nuk ka asnjë lloj baze ligjore por është një presion që i bëjnë gjyqtares për të mbuluar shkeljet që ata kanë bërë.

 “Janë rrëzuar kërkesat për largimin e gjyqtares Olldashi. Gjyqtarja ka lënë në fuqi masën ndaj Berishës. SPAK dhe gjykatat kanë bërë lëvizje fiktive, njoftimi procedurial nuk ka lidhje me dijeninë por ajo zbatohet nëpërmjet rregullave të kodit të procedurave penale.

Vendimi ka qenë e pa zbardhur pavarësisht kishte 12 ditë pa u depozituar, sesi mund të zbatohet një vendim në kohën kur afatin e ka 48 orë për tu depozituar dhe këta ta quajnë të zbatuar e dinë vetëm këta.

Kërkesa e SPAK për përjashtimin  e gjyqtares nuk ka asnjë lloj baze ligjore por është një presion që i bëjnë gjyqtares për të mbuluar shkeljet që ata kanë bërë. SPAK do të insinuojo që ndryshimi i masës ndaj Mlltezit është bërë nga një gjyqtare që ka konflikt interesi.”

 

Të fundit