Flash News

E-TJERA

Partizani mund Tiranën në derbi, Laçi kap kreun e Superiores

Partizani mund Tiranën në derbi, Laçi kap kreun e Superiores

Partizani ka arritur të triumfojë në derbin e kryeqytetit duke mposhtur me rezultatin 1-2 Tiranën në "Selman Stërmasi". Fraksioni i parë u mbyll me nga një gol për secilën skuadër.

Të parët që gjetën rrugën e rrjetës ishin "demat e kuq" me anë të Egzon Belicës në minutën e '29, ndërsa 10 minuta më vonë bardheblutë do të barazonin rezultatin me anë të një goditje dënimi të shndërruar në gol nga Erjon Hoxhallari. Goli i fitores për Partizanin do të vinte në minutën e '59 të takimit me anë të Jurgen Bardhit. Pavarësisht tëntativa të bardhebluve, rezultati do të mbetej i pandryshuar.

Tre pikë të çmuara për "demat" që rikthejnë entuziazmin në kampin e kuq për titullin kampion, ndërsa Tirana ndalet pas tre fitresh rresht në kampionat.

Edhe Laçi ka arritur të marrë një fitore në transfertë përballë Skënderbeut, duke marrë kryesimin e kampionatit pas kesaj jave të 24-t të Kategorisë Superiore. Kurbinasit fituan me rezultatin e pastër 0-2, me dy gola të gjetur në pjesën e dytë të takimit me anë të Mazrekajt dhe Shehut.

Pas kësaj fitoreje, Laçi shkon në vendin e parë me 44 pikë, dy më shumë sesa Partizani i vendit të dytë.

Partizani mund Tiranën në derbi, Laçi kap kreun e Superiores

Të fundit