Flash News

E-TJERA

Partizani përballë Xhakës dhe Zhegrovës, ekipet shqiptare mësojnë rivalët e turit të dytë në Conference League

Partizani përballë Xhakës dhe Zhegrovës, ekipet shqiptare

Këtë të mërkurë, është hedhur shorti për turin e dytë të Ligës së Konferencës, ku Partizani, Vllaznia dhe Laçi kanë mësuar rivalët me të cilët do të përballen nëse kalojnë turin e parë.

Goglat nuk janë treguar aspak të mëshirshme me Partizanin, të cilët do të luajnë me Bazelin, nëse të kuqtë kalojnë Sfintul Gheorge në turin e parë. Për ekipin zvicerian luajnë Taulant Xhaka dhe Edon Zhegrova. Bazeli është një ekip i njohur në arenën europiane dhe duket si një mision "impossible" për "demat e kuq" që të kalojë më shumë se turi i dytë në “Conference League”.

Një ndeshje të komplikuar do të ketë edhe Laçi nëse arrin të kalojë Podgoricën pasi do i duhet të përballet me ekipin rumun të Craiova. 

Ndërkohë edhe për Vllazninë nisin vështirësit e para teksa e pret Ael Limasol nëse kalon me sukses turin e parë. 

Në këtë kompeticion mund të luajë edhe Teuta, në rast se eliminohet nga turi i parë i Ligës së Kampioneve, ku përballet me Sheriff Tiraspol.

Nëse durrsakët eliminohen, do të luajnë ndaj humbësit të finales së turit paraeliminator të Ligës së Kampioneve, ku bëjnë pjesë: Folgore (SMR) / Prishtina (KOS) – Tórshavn (FRO) / Inter Klub D’Eskaldes (AND).

Përballjet për ekipet shqiptare:

Malmo-Riga / Shkëndija-Mura

Deciç-Drita / Feynord

Basel / Sfintul Gheorge-Partizani

Ael Limasol / Siroki-Vllaznia

Craiova / Laci-Podgorica

Të fundit