Flash News

E-TJERA

Partnerja në skenë e Zef Dedës, Drande Xhaj rrëfen mes lotësh takimin e fundit me aktorin

Partnerja në skenë e Zef Dedës, Drande Xhaj rrëfen mes

Aktorja e njohur shkodrane, Drande Xhaj, partnerja në skenë e Zef Dedës, ka treguar takimin e fundit me aktorin, i cili ndërroi jetë sot.

Për News24, aktorja tha se ishte takuar me Zefin para dy netësh, bashkë me kolegë të tjerë. Xhaj tregoi se Zefi ishte diagnostikuar me sëmundje të rëndë një vit më parë, por nuk kishte pranuar të qëndronte në shtrat.

“Para dy netësh shkova e takova, kemi shkuar më papara, jemi interesuar për shëndetin e tij. Ishte i ri për tu larguar nga jeta, na la një dhimbje të madhe. Është Chaplin shqiptar, është aktor fenomen. E kemi dashur, kemi ndarë gjithçka me të, na mungon jo vetëm si artist, por edhe si njeri.

Ka dy muaj që ishte në shtëpi dhe nuk lëvizte, është konstatuar gati një vit më përpara. Por nuk pranoi të rrinte në shtrat, ka dalë ka lëvizur, e kemi takuar. Ka shëtitur edhe pse ishte i lodhur, Shpirti i tij prej artisti nuk e pranoi, ai s’ka ikur, do jetë përjetësisht në familjet shqiptare”, tha ajo.

 

Të fundit