Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Pas 1 shtatorit nuk do njihen faturat e pafiskalizuara”, kontabilistët: Të shtyhet afati, bizneset do veprojnë në informalitet ose do mbyllen

Nga 1 shtatori pritet të nisë zbatimin faza e tretë e fiskalizimit për bizneset që lëshojnë transaksione me para në dorë për konsumatorin.
Numri total i bizneseve aktive që do të përfshihen në tre fazat e fiskalizimit sipas të dhënave të Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve (DPT) është rreth 120,000. Në fazën e tretë është grupi i fundit i subjekteve që do të përfshihen në proces. Numri total i tatimpaguesve që pritet të kryejnë procesin e fiskalizimit nga 1 shtatori është rreth 90,000 subjekte të biznesit të vogël (BV), një pjesë e të cilëve tashmë janë fiskalizuar dhe lëshojnë fatura.
Sipas të dhënave të Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve (DPT) deri më 18 gusht janë fiskalizuar 20,927 biznese dhe janë lëshuar mbi 16 milionë fatura të fiskalizuara. 46% e subjekteve të fiskalizuara janë të vogla. Nga totali i bizneseve që pritet të fiskalizohen 18% e tyre ka nisur faturimin e ri. Rreth 46,000 tatimpagues janë pajisur me certifikate elektronike, si një ndër kushtet e domosdoshme për fiskalizimin, sipas ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.
Bazuar te ecuria e deritanishme e fiskalizimit, kontabilisti Sotiraq Dhamo tha për Monitor se nga 1 shtatori procesi është i parealizueshëm. “Duke u nisur nga të dhënat e tatimeve për fiskalizimin e plotë të 20,927 bizneseve është e pamundur që rreth 100,000 biznese e mbetura, të fiskalizohen për 7 ditë. Numri i bizneseve që kanë marrë certifikatën e sigurisë është treguesi kryesor se sa prej tyre kanë hyrë në rrugën e fiskalizmit. Këto të dhëna tregojnë se ende ka edhe biznese të mëdha të pafiskalizuara. Sakaq edhe biznesi i vogël duhet të kishte nisur fiskalizimin, pasi transaksionet e blerjes (furnizimin) e kryen me bizneset e mëdha, ndërsa në shitje detyrimi për faturat e fiskalizuara nis nga 1 shtatori. Bazuar të shifrat zyrtare mendoj se procesi është i parealizueshëm deri më 1 shtator”, nënvizon z. Dhamo.
Tatimet: Pas 1 Shtatorit faturat e pafiskalizuara nuk do të jenë të vlefshme
Konfuzioni te procesi i fiskalizimit pritet të shtohet me përfundimin e afatit të lejuar për përdorimin e blloqeve tatimore që është 31 gushti 2021, ndërsa 15 gusht 2021 ishte afati i fundit i lëshimit të tyre nga DPT. Po si do të ndërveprojnë bizneset e pafiskalizuara me ato të fiskalizuara me përfundimin e afatit të përdorimit të dokumentacionit tatimor ekzistues që është deri në datën 31.08.2021. Drejtoria e Përgjithme e Tatimeve tha për Monitor se pas 1 shtatorit faturat e pafiskalizuara nuk janë të vlefshme.
“Përmbushja e detyrimeve që burojnë nga ligji është detyrim për të gjitha subjektet e ligjit. Të gjithë subjektet tatimpagues që mbartin detyrimin të lëshojnë fatura, me hyrjen e plotë në fuqi të ligjit do të duhet të lëshojnë vetëm fatura të fiskalizuara. Për efekte fiskale pas datës 1 Shtator nuk do të jenë të vlefshme faturat e tjera (jo të fiskalizuara) përveç rasteve të parashikuara shprehimisht në ligj. Duke qenë se ky proces është një proces i ri, administrata tatimore ka garantuar suportin dhe mbështetjen për çdo subjekt tatimpagues si para fillimeve të efekteve të ligjit edhe në vijim, duke garantuar edhe mosndëshkueshmërinë e rasteve të kundërvajtjeve të konstatuara të cilat rezultojnë të paqëllimshme apo që kanë ardhur jo për faj të tatimpaguesit. Gjithsesi, është detyrim ligjor për çdo tatimpagues që të angazhohet dhe të marrë masat e nevojshme për përmbushjen e detyrimeve ligjore”, nënvizuan tatimet.
Kontabilisti Sotiraq Dhamo shpjegon se thelbi i i sqarimit që ka bërë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është se nga 1 shtatori dhe më pas nuk do të njihen më si shpenzime faturat e pafiskalizuara. “Nëse një subjekt bën një blerje dhe nuk është faturë e fiskalizuar nuk do të pranohet nga tatimet, ose për çdo transaksion shitjeje që subjekti do të kryejë nuk do t’i njihet fatura nëse nuk e fiskalizon. Nëse kjo është e realizuaeshme ose jo nuk mund ta them me siguri, pasi në periudhën korrik-gusht të gjithë ishim dëshmitarë që ka pasur shumë raste për mos kryerje të transaksioneve. Kjo për arsye të mosfunksionimit të sistemit dhe se kompanitë që ofrojnë zgjidhjet software nuk ishin gati për të gjitha shërbimet.
Për mosnjohjen e faturave të pafiskalizuara nga 1 shtatori, së pari tatimet duhet të vërtetojnë nëse kompanitë e certifikuara për zgjedhjet softëare i kryejnë të gjithë veprimet që i nevojiten biznesit për fiskalizimin, me qëllim që të mos krijohen probleme. Së dyti, duhet të këtë një informacion nëse të gjitha subjektet që kanë detyrimin të fiskalizohen kanë marrë certifikatën e sigurisë nga AKSHI, pasi ishin me mijëra në fund të muajit korrik që duhet të aplikonin për certifikatën”, shton z. Dhamo.
Efektet e mosnjohjes të faturave të pafiskalizuara
Mosnjohja e faturave të pafiskalizuara pas 1 shtatorit do të rrisë informalitetin dhe deri të mbylljen e bizneseve të vogla. Për këto arsye kontabilisti Dhamo propozon shtyrje të afatit për njohjen e faturave që nuk fiskalizohen. “Në këtë situatë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve duhet të shtyjë sërish afatin e njohjes së faturave të pafiskalizuara, sepse subjektet e vogla do të kenë shumë probleme, pasi janë më pak të përgatitur.
Përveç heqjes së gjobave deri më 31 dhjetor 2021 është e paqartë se si do të veprohet për njohjen e shpenzimeve, nëse faturat nuk do të jenë të fiskalizuara. Subjektet do të ndodhen para faktit që ose do të marrin mall pa faturë dhe do të shesin pa faturë, pasi nuk i njihet fatura e pafiskalizuar. Nëse një market i vogël nuk ka arritur të marrë certifikatën deri më 1 shtator 2021, nuk arrin të lëshojë fatura të fiskalizuara dhe ky subjekt furnizohet nga një tjetër biznes i vogël që është i pafiskalizuar dhe për këtë arsye nuk di si do të veprojë. Në këtë situatë ose do të ulë qepenat ose do të shesë mallin e pafiskalizuar, pra do të veprojë në informalitet.
Për këto arsye rekomandoj se DPT duhet të veprojë ashtu siç ndodhi edhe në fazën e dytë të fiskalizimit për transaksionet pa para në dorë mes bizneseve, të njihen faturat e pafiskalizuara deri në një afat të caktuar p.sh, deri më 1 nëntor, pasi është absurde të mbyllësh këtë numër të lartë biznesesh që nuk janë fiskalizuar. Gjithashtu në udhëzim duhet të saktësohet se cilat janë rastet që përbëjnë fiskalizim të arsyeshëm dhe paarsyeshëm, përveç rasteve kur mungon interneti siç e parashikon ligji”, thekson ai.
Edhe faza e dytë e fiskalizimit nga 1 korriku nisi me numër të ulët të bizneseve që kishin detyrimin të pajiseshin me certifikatën e sigurisë. Duke qenë se pjesa më e madhe e bizneseve nuk ishin të pajisur me certifikatë sigurie kontabilistët paralajmëruan problematika me njohjen e TVSH-së të faturave të pafiskalizuara. Faza e dytë parashikonte fiskalizimin e 34 mijë bizneseve. Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38