Flash News

E-TJERA

Pas 2 javësh vjen urimi 'sa me la gojën' i Ambasadës Amerikane: Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet

Pas 2 javësh vjen urimi 'sa me la gojën' i Ambasadës

Kur kanë kaluar rreth dy javë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri, sot ka reaguar për herë të parë Ambasada Amerikane e akredituar në Tiranë. 

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada e SHBA ka uruar popullin shqiptar për zgjedhjet dhe thekson se pret të vijojë partneritetin me Shqipërinë, një urim ky që në dukej ngjan me shprehjen e popullit shqiptar "sa më la gojën". 

"Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë", thuhet shkrutimisht në rrjetet sociale. 

Nga ana tjetër, kujtojmë se kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar se vonesa e SHBA për të përcjellë një urim për zgjedhjet e 11 majit është sinjal se kanë konstatuar probleme. 

"Në dy zgjedhjet e tjera që janë bërë ai është përshëndetur brenda 24 orëve dhe pa u mbyllur numërimi. Fakti që nuk e kanë përshëndetur kanë marrë kohë për të parë, është një zhvillim që, se duhet ta kishin bërë po të mos kishin probleme, pra duket kanë konstatuar probleme. Së dyti, erdhi një i dërguar i Departamentit të Drejtësisë dhe për herë të parë foli për kartele. Të luftohen kartelet e drogës. Kjo përbën ndryshim cilësor", ka deklaruar Berisha. 

Të fundit