Flash News

E-TJERA

Pas 2 orësh në SPAK, përfundon dëshminë ish-drejtori i Burgjeve

Pas 2 orësh në SPAK, përfundon dëshminë ish-drejtori i

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili ka përfunduar dëshminë në Prokrorinë e Posaçme, pasi është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK.

Ismaili akuzohet për veprat penale: përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Ai u thirr për t’u marrë në pyetje në lidhje me tentativën e hakërimit të SPAK edhe me 2 tetor të këtij viti.

Prokuroria e Posaçme ka marrë informacion më 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm.

Të fundit