Flash News

E-TJERA

Pas 2 vitesh pandemi/ Nga sot mësimi rinis normalisht, orët 45 minutëshe dhe pa turne

Pas 2 vitesh pandemi/ Nga sot mësimi rinis normalisht, orët 45

Këtë të hënë mësimi në të gjitha shkollat e vendet i është rikthyer normalitetit, pas dy viteve pandemia.

Edhe pse koronavirusi mbetet një rrezik, ministrja e Arsimit Evis Kushi njoftoi pak ditë me parë se ishte vendosur që mësimi të zhvillohej si më herët.

Duke nisur nga sot orët do jenë 45 minuta dhe pa turne. Kujtojmë që kushtet e pandemisë kishin imponuar që mësimi të zhvillohej me orare të redukura, ose online, siç u zhvillua vitin e kaluar.

Sipas ministres, deri më tani 88% e mësuesve janë të vaksinuar. Vendimi i Kushit erdhi pas shqetësimit të prindërve dhe një peticioni të nënshkruar nga shumë prej tyre për rikthimin në normalitet të mësimit.

Kujtojmë që mësimi online apo me orë të reduktura ka shkaktuar kritika me arsyetimin se krijon mangësi në marrjen e njohurive.

Të fundit