Flash News

E-TJERA

Pas 24 orë kërkimesh, gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçarit në lumin Seman. 10 vjet më parë u mbyt i vëllai

Pas 24 orë kërkimesh, gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçarit

Është gjetur trupi i pajetë i 14-vjeçarit në lumin Seman. Ai kishte dalë për të peshkuar ditën e djeshme dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi. Familjarët kishin gjetur rrobat e tij në breg të lumit dhe menjëherë nisën kërkimet, pasi dyshohej se ishte mbytur.

Pas rreth 24 orësh kërkime, forcat speciale RENEA dhe polumbarët gjetën trupin e pajetë të të miturit, jo shumë larg vendit ku peshkonte. Viktima është Ergis Saka nga Roskoveci.

Dyshohet se 14-vjeçari ka hyrë në ujë për të nxjerrë grepa, të cilat mendohet se i kanë ngecur në lum.

Familja ka humbur një tjetër djalë 10 vite më parë, i cili po ashtu është mbytyr në lumin Seman.

 

Të fundit