Flash News

E-TJERA

Pas 29 vitesh, Shqipëria del nga monitorimi i KiE për të drejtat e njeriut

Pas 29 vitesh, Shqipëria del nga monitorimi i KiE për të drejtat

Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar me 51 vota pro për daljen e vendit tonë nga monitorimi i këtij organizmi të rëndësishëm.

Pavarësisht se Shqipëria është anëtarësuar në Këshillin e Evropës në vitin 1995, ajo vit pas viti ka qenë nën monitorim në përmbushjen e detyrimeve dhe angazhimeve të vendoseshin herë pas herë, në respekt të rregullave të aderimit.

Tashmë pas 29 vitesh nga anëtarësimi, Shqipëria nuk do të jetë më një vend në monitorim.

Për ministrin e Jashtëm, Igli Hasani vendimi vjen për shkak të disa faktorëve.

Hasani në platformën X:

Faleminderit Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportuesit Ionut Stroe, për njohjen e reformave transformuese të drejtësisë në Shqipëri, luftën tonë kundër korrupsionit dhe përparimin e Shqipërisë në të drejtat e njeriut dhe demokracinë.

Angazhimi i Shqipërisë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës, ka qenë i palëkundur dhe përpjekjet tona të pandërprera më në fund po japin rezultatet e shumëpritura.

Të fundit