Flash News

E-TJERA

Pas 45 minutave takim me Ramën, zyrtari i lartë i DASH mbërrin në zyrën e Bashës; pritet nga Tabaku dhe Bardhi

Pas 45 minutave takim me Ramën, zyrtari i lartë i DASH mbërrin

Pas rreth 45 minutave takim në Kryeministri me kryeministrin Edi Rama, ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, ka mbërritur selinë e Partisë Demokratike për t'u takuar me kryedemokratin Lulzim Basha.

Zyrtari i lartë amerikan u prit në hyrje të selisë blu nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi dhe deputetja e zgjedhur më 25 Prill, Jorida Tabaku ndërsa brenda e pret kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Si në takimin me Ramën, po ashtu dhe në atë me Bashën, Reeker shoqërohet nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Zyrtari i lartë amerikan do të ndalet në nesditë edhe në zyrën e ministres së Jashtme, Olta Xhaçka me të cilën do të zhvillojë edhe me të një takim.

Ndihmës Sekretari i Përkohshëm për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker po zhvillon një tur takimehs në Ballkan. Pas vizitës në Milano,  ai vizitoi sot Tiranën, ndërsa nesër do të udhëtojë drejt Ohrit ku do të marrë pjesë në Konferencën “Rruga për në Prespë” për të theksuar mbështetjen e SHBA për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në të gjithë rajonin.

Të fundit