Flash News

E-TJERA

Pas 48 orësh grevë, rinis sot puna në të gjitha pikat kufitare me Greqinë

Pas 48 orësh grevë, rinis sot puna në të gjitha pikat

Të gjitha pikat kufitare me Greqinë do të rinisin sot punën, pas grevës 48-orëshe.

Prej orës 07:00 të mëngjesit ka nisur lëvizja e automjeteve në doganën e Kakavijës në drejtim të Greqisë dhe anasjelltas.

Prej datës 2 prill si shkak i grevës në palën greke në doganën e Kakavijës ishte bllokuar lëvizja e autoveturave, autobusëve dhe kamionëve të mallrave ndërsa kanë lëvizur një numër i pakët këmbësorësh pa bagazhe.

Policia Kufitare dhe dogana shqiptare në Kakavije kanë marrë masat përkatëse për evitimin e pritjes së këmbësorëve dhe automjeteve në kufi.

Të fundit