Flash News

E-TJERA

Pas 5 ditësh votohet për shkarkimin, Meta: Zoti t'i falë ata që s'dinë se çfarë bëjnë, në 25 prill u konfirmua gjithçka sa thashë

Pas 5 ditësh votohet për shkarkimin, Meta: Zoti t'i falë ata

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë pjesë sot në festën fetare të Shën Joan Vladimirit, në Shijon të Elbasanit me ftesë të komunitetit ortodoks dhe të Mitropolitit të Elbasanit Imzot Andonit.

I pyetur nga mediat, nëse po lutet që të mos shkarkohet nga Kuvendi, kreu i shtetit  Meta theksoi se lutja e tij është që Zoti të falë ata që nuk dinë se çfarë bëjnë.

"Ky manastir edhe pas kaq shumë shekujsh mbledh kaq shumë njerëz, që luten për paqe. Nuk ekztion asnjë lutje e tillë, lutja është Zotit t'i falë të gjithë ata që nuk dinë se çfarë bëjnë dhe ti udhëheqë të gjithë në rrugën e të mirës së përbashkët. Kjo ishte një përgjigje shumë e qartë. Kam ardhur për tiu bashkuar këtij mesazhi bashkëjetese të të gjithë besimeve të ndryshme dhe besos se është e qartë", tha Meta.

Meta deklaroi se tema e shkarkimit është vënën në dukje pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe kërkoi që mediat të merren me krimet zgjedhore. Sipas presidentit, më 25 prill u konfirmuar gjithçka që ai ka thënë.

"Nuk dëshiroj që të flas në një vend të shenjtë për çështje që nuk ekzistojnë. Që do të thotë që kjo tema e shkarkimit është bërë më tepër pas 25 prillit dhe kur është konfirmuar edhe gjithçka që presidenti ka thënë para 25 prillit. Kuvend i i dy viteve të fundit ishte një Kuvend pa opozitë, Ai është 3 herë më antikushtetues. Nëse doni të merreni me gjë serioze, merruni me hetimet për krimet zgjedhore para dhe pas 25 prillit dhe pas kësaj date. Në një vend demokratik qytetarët duhet të jenë të sigurt që vota tyre është e sigurt. Barazia para ligjit garantohet kur vota është e lirë. Kur disa votojnë disa herë dhe disave iu mohohet e drejta e votës, ku vota nuk mund të dalë qëllimisht e pavlefshme, dhe ku vota është gjëja më e rëndësishme që kanë qytetarët në demokraci. Kjo është çështje e rëndësishme, çështjet e tjera s’kanë asnjë rëndësi të përmenden”, tha ai.

Kujtojmë se Kuvendi voton më 9 Qershor për shkarkimin ose jo të presidentit.

Të fundit