Flash News

E-TJERA

Pas 8 janarit, Berisha vijon aksionin, të dielën me demokratët e Shkodrës

Pas 8 janarit, Berisha vijon aksionin, të dielën me demokratët e

Ish-kryeministri Sali Berisha dëshmoi sot para Prokurorisë për protestën e 8 janarit para selisë blu.

Në një deklarataë për mediet, ish-lideri i PD-së u shpreh se do të vijojë aksionoin e tij derisa selia t'iu rikthehet demokratëve. Berisha njoftoi të dielën një takim me demokratët e Shkodrës në orën 11:00.

“Unë tani ftoj demokratët e Shkodrës ditën e diel në orën 11:00 në Pallatin e Sportit. Selia do i rikthehet PD. Statuti i votuar nga delegatët në 11 dhjetor ka një nen që sanksionon se selia është ajo ndërtesë që sot Lul Brava e ka shndërruar në çerdhe krimi. Selia do u kthehet demokratëve, nuk ka forcë në botë që të marrë selinë dhe ta shndërrojë në kulla”, deklaroi Berisha.

Të fundit