E-TJERA

Pas 8 vitesh, Ibrahimoviç rikthen Milanin në krye të Serie A

Pas 8 vitesh, Ibrahimoviç rikthen Milanin në krye të Serie A

Ekipi i Milan i është rikthyer pas 8 vitesh kryesimit të klasifikimit në Kampionatin Italian, teksa arriti të triumfonte në Derbin e Madoninës me rezultatin 2-1.

Për katër vite me rradhë kuqezinjtë e Milanos nuk mundën ta nxirrnin 'djallin' ndaj Interit, ndërkohë që ishte Ibrahimoviç ai që theu këtë mallkim.

Me anë të një dopiete spektakolare, suedezi udhëhoqi ekipin drejt fitores, duke vërtetuar edhe njëherë se fakti që është 39 vjeç, është thjesht një shifër për Zlatan.

Pas fitores 2-1, kuqezinjtë marrin revanshin edhe në “Instagram”, duke iu përgjigjur Romelu Lukaku, sulmuesit të Interit, që përpara ndeshjes kishte sjellë në mendje triumfin e zikaltërve 4-2 në sezonin e fundit, ku shkruante  “aa një mbret të ri në qytet”.

Por pas suksesit të së shtunës, klubi milanist ka publikuar një kolazh të Ibrahimovic, duke shkruajtur “në Milano ka vetëm një mbret”, duke nënkuptur Zlatan Ibrahimoviç.

Ditari politik

Të fundit