Flash News

E-TJERA

Pas afganëve? Liderja e opozitës Tsikhanouskaya: Shqipëria strehë për të burgosurit politik bjellorusë

Pas afganëve? Liderja e opozitës Tsikhanouskaya: Shqipëria

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya ka deklaruar se Shqipëria mund të kthehet në strehë për të burgosurit politik të Bjellorusisë.

Duke folur për një sërë çështjesh që nga regjimi i Lukashenkos, ndikimin rus në Bjellorusi e Ballkan e deri te marrëdhëniet me Shqipërisë, në emisionin "Zona Zero" në Top Neës, Tsikhanouskaya tha se Shqipëria mund të bëjë shumë kundrejt Bjellorusisë, kryesisht për programet e rehabilitimit të të burgosurve politikë dhe familjeve të tyre.

"Ndonjëherë vendet e vogla, vendimet e tyre, janë më të rëndësishme se ato të vendeve të mëdha sepse cdo vend ka një zë të fuqishëm, e veçanërisht nëse ai vend merr pjesë në organizata ndërkombëtare.

Shqipëria mund të bëjë shumë kundrejt Bjellorusisë, kryesisht për programet e rehabilitimit të të burgosurve politikë dhe familjeve të tyre. Të burgosurit tanë kanë vuajtur shumë dhe në të ardhmen ata kanë nevojë për rehabilitim dhe Shqipëria mund ti presë ata në të ardhmen," u shpreh ajo, duke folur për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. 

E pyetur nëse ka folur me kryeministrin Edi Rama për këtë, në kushtet kur Shqipëria ka pritur shumë njerëz në rrezik përgjatë kësaj kohe, si iranianë e tani afganë, ajo tha se “ folëm për këto programe rehabilitimi dhe për eventet kulturore në Shqipëri, si psh ekspozita nga Bjellorusia etj, vetëm për të promovuar idenë e luftës kundër diktaturave dhe për demokraci në botë".

 

Të fundit