Flash News

E-TJERA

Pas arrestimit, Vangjush Dako transportohet te Blloku i Sigurisë

Pas arrestimit, Vangjush Dako transportohet te Blloku i Sigurisë

Ish-kryebashkiaku i Durrëit, Vangjush Dako u vetëdorëzua dje në komisariat pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK.

Mësohet se Dako është transportuar në orët e vona të natës nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës te Blloku i Sigurisë në rrugën “Mine Peza”.

SPAK lëshoi 10 urdhër-arreste për Dakon dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë Durrës. Ata akuzohen për korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.

Dako akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me një pallat të ndërtuar në qendër të qytetit të Durrësit, godinë e cila pësoi dëme të mëdha nga tërmeti i 2019-ës.

Të fundit