Flash News

E-TJERA

Pas attentati në Lushnjë, gjendet një makinë e djegur

Pas attentati në Lushnjë, gjendet një makinë e djegur

Pak pas të shtënave me armë zjarri paraditen e sotme në Lushnje, është gjendur e djegur një makinë në fshatin Lifaj. 

Dyshohet se automjeti i tipit Nissan i përket autorëve që qëlluan nga një makinë drejt një makine tjetër në ecje në afërsi të kthesës së spitalit.

Deri tani raportohet se kanë qenë tre persona që kanë qëlluar drejt një automjeti në lëvizje, megjithatë ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit