Flash News

E-TJERA

Pas BE-së, reagon dhe OSBE: Procesi për zgjedhjen e kreu të AMA-s të jetë gjithëpërfshirës

Pas BE-së, reagon dhe OSBE: Procesi për zgjedhjen e kreu të AMA-s

OSBE/ODIHR në Tiranë ka mbështetur kërkesën e Delegacionit të BE-së në Tiranë, i cili kërkoi Kuvendit që kryetari dhe bordi i AMA-s të zgjidhen në shtator nga Kuvendi i ri dhe jo sot.

Në një reagim në rrjetet sociale, OSBE/OHDIR thekson nevojën për një organ të pavarur të rregullimit të medias. Ajo shton më tej se duhet një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të rinj të AMA, për t’u siguruar që AMA mund të përmbushë në rastin më të mirë misionin e saj të ndjeshëm.

Reagimi i plotë:

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ndjekur procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Po ashtu, ne kemi qenë në kontakt me aktorët përkatës, duke theksuar nevojën për një organ të pavarur të rregullimit të medias. Ne nënvizojmë rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të rinj të AMA-s, për të garantuar që AMA ta përmbushë më së miri misionin e saj të ndjeshëm.

Të fundit