Flash News

E-TJERA

Pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, policia i shkon në shtëpi biznesmenit Xhevdet Troplini

Pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, policia i shkon në

Policia ka zbarkuar në banesën e biznesmenit Xhevdet Troplini i njohur si ‘Poja’ dhe kanë kryer kontrolle, raporton News 24.  

Banesa i është kontrolluar me vendim të Gjykatës së Posaçme në kuadër të operacionit të ‘Plumbit të Artë’, pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit.

Po ashtu , i është kontrolluar edhe banesa e të birit dhe e nipit të Troplinit.  Biznesmeni ka dhënë dëshmi para oficerëve të policisë, ndërsa ky aksioni erdhi pak ditë pas rrëfimit të Dumanit, ku nga dëshmitë e tij, çuan në arrestimin e 18 personave.

Troplini ka qenë pjesë e listës së biznesmenëve të gjobitur në Durrës nga një eksponent shumë i njohur kriminal në Shqipëri si Emiljano Shullazi. Por emri i tij është lakuar dhe për dy atentate, atë të 2017 ku në Mbikalimin e Sukthit mbetën të vrarë Juxhin Dauti dhe Ervin Dalipaj, si dhe atentatit ndaj kunatit të Lulzim Berishës, Plarent Dervishajt në 2019.

 

Të fundit