Flash News

E-TJERA

Pas disa muajsh pezullim, nis sot kontrolli teknik i automjeteve

Pas disa muajsh pezullim, nis sot kontrolli teknik i automjeteve
Foto ilustruese

Ditën e sotme nis kontrolli teknik i automjeteve ose i njohur ndryshe si koaludimi. Pas një ndërprerje disa mujore, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se shërbimi ka rinisur.

DPSHTRR ka publikuar edhe kalendarin, i cili parashikon radhën e mjeteve të cilat do të kontrollohen. Procesit do t'i nënshtrohen së pari kamionët dhe mjetet në pronësi të institucioneve shtetërore.

"Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit njofton që shërbimi i Kontrollit Teknik do të rinisë sipas një kalendari të mirëorganizuar sipas kategorive më prioritare për transportin rrugor, përkatësisht: Nga data 31 maj 2021 rinis shërbimi i Kontrollit Teknik sipas një grafiku të planifikuar për: Kamionët, rimorkiot dhe tërheqësit të cilëve iu ka skaduar Certifikata e mëparshme e Kontrollit Teknik e lëshuar nga SGS; të gjitha mjetet në pronësi të institucioneve shtetërore", thuhet në njoftimin zyrtar.

Të gjitha mjetet pavarësisht nëse preken ose jo nga ndryshimet e ligjit të kolaudimit të makinave duhet të paguajnë taksat, në zyrate e Drejtorisë Rrugore, ose në e-Albania. Ndërkohë, mjetet e reja, me përjashtim të ambulancave dhe taksive, nuk do të kryejnë kontrollin teknik për 3 vjet, nga data e regjistrimit.

Të fundit