Flash News

E-TJERA

Pas ditëve me diell rikthehen reshjet, IGJEUM paralajmëron përmbytje

Pas ditëve me diell rikthehen reshjet, IGJEUM paralajmëron

Ditëve me diell po iu vjen fundi. Instituti i Gjeoshkencës Energjisë Ujit dhe Mjedisit paralajmëroi se priten reshje intensive shiu nga data 8 deri në 12 shkurt.

Gjithashtu bëri me dije se lumenjtë Drin dhe Buna pritet të kenë rritje të ndjeshme të prurjeve, çka shton rrezikun e përmbytjeve, në zonën e NënShkodrës dhe zonave afër liqenit të Shkodrës.

Duke nisur nga nesër, priten reshje të dobëta në disa qarqe dhe më intensive në Shkodër.

Sa i përket reshjeve,  temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 18 °C

në vendet e ulëta: 7 / 18 °C

në vendet malore: 5 / 15 °C

Të fundit