Flash News

E-TJERA

Pas Dukës dhe Shakohoxhës, Sulejman Starova propozohet kandidat për kreun e FSHF

Pas Dukës dhe Shakohoxhës, Sulejman Starova propozohet kandidat

Pasi pritet të zyrtarizohet edhe kandidatura e Dritan Shakohoxhës, një tjetër kandidat është propozuar për të marrë pjesë në zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Sulejman Starova u propozua sot si një kandidaturë për president të FSHF, nga Shoqata Rajonale e Futbollit të Lezhës. Ishte kryetari i shoqatës, Ridvan Kulli, i cili propozoi emrin e Starovës si kandidat për kreun e federatës.

Sulejman Starova ka qenë trajner i ekipeve më me emër si Tirana dhe Partizani. Në vitin 2000 ai ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit. Starova ka mbajtur këtë post deri në mandatin e parë të Armand Dukës.

Kujtojmë se zgjedhjet e FSHF-së do të monitorohen nga një delegacion i UEFA-S që do të mbërrijë më 14 shkurt dhe do të qëndrojë për dy ditë.

Të fundit