Flash News

E-TJERA

Pas Durrësit, KAS rrëzon kërkesën për prova shtesë edhe për qarkun Shkodër

Pas Durrësit, KAS rrëzon kërkesën për prova shtesë
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi me shumicë votash kërkesën për prova shtesë për qarkun e Shkodrës. Të njëjtin vendim e mori edhe për qarkun e Durrësit.

KAS-i vendosi të mos i marrë 19 provat e reja të paraqitura nga PD. Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave vendosi ta vazhdojë nesër seancën për shqyrtimin e ankimimeve për qarkun e Shkodrës.

Dy anëtarë të KAS kërkuan të administrohen si provë të dhënat e kryqëzuara nga pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve për të faktuar, nëse ka raste të votimit të dyfishtë ose familjar.

Të fundit